“1 bie, 100 ngrihen” Mbretëresha nxjerr inatin ndaj Meghan duke i bërë...

“1 bie, 100 ngrihen” Mbretëresha nxjerr inatin ndaj Meghan duke i bërë një super dhuratë Kate Middleton

514
0

Që Meghan Markle dhe princ Harry do të ishin ndryshe nga çifti i dukëve të Cambridge këtë e kishim kuptuar që në fillim, sidomos gjatë atyre momenteve rebele siç i ka cilësuar shtypi britanike daljet e tyre publike, mirëpo kurrë nuk na e kishte marrë mendja që një ditë prindërit e Archie-t, do të tërhiqeshin nga detyrat mbretërore. Për më tepër lexoni

 

Meghan bën valixhet gati dhe niset për në Kanada, pas saj edhe princ Harry

Këtë nuk e kishin parashikuar; Meghan dhe Harry nuk pranohen si banorë të Kanadasë

Mbretëresha Elisabeth vendos për fatin e Harryt dhe Meghan Markle, akoma s’po u besojmë veshëve

Dëshira për karrierë ka bërë Meghan Markle të largohet nga Anglia; Zbulohet kontrata me një nga kompanitë më të mëdha

 

Dhe sigurisht që personi i cili me siguri nuk e çonte në mend një skenar të tillë është mbretëresha Elizabeth. Edhe pse monarkja 93 vjeçare nuk ishte shpeshherë dakord me sjelljet dhe qëndrimet e të dyve, ajo nuk u ka mohuar për asnjë moment mbështetjen e saj të pakufizuar. E bëri edhe pak ditë më parë, teksa deklaroi se ishte dakord me largimin e tyre dhe u uronte më të mirën.

 

Mirëpo burime pranë familjes mbretërore kanë pohuar se ajo është tejet e zhgënjyer nga kjo gjë dhe se ky është momenti për të riforcuar aleancat me Kate. Tani, “nusja e madhe“ është rikthyer sërish në të preferuarën e mbretëreshës dhe kjo e fundit e ka treguar pëlqimin e saj me një dhuratë të vecantë. Mediat britanikë shkruajnë se mbretëresha Elizabeth i ka dhuruar në mënyrë simbolike çelësat e  ‘Buckingham Palace’, një gjest i rrallë ky. E në fakt, nuk është dhe aq simbolike sepse e ka lejuar edhe të organizojë një festë për ditëlindjen në 20 janar.