Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Mësohet se burri ka mbytur me duar bashkëshorten e tij gjatë një sherri dhe më pas ka prerë damarët e dorës. Ngjarja sipas raportimeve të para ka ndodhur në një banesë pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë rreth orës 12:20. Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka dërguar autorin e plagosur në spital. Burri ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka pasur shumë humbje gjaku. Viktima mësohet se është 42-vjeçarja, Eva Lera ndërsa autori Teodor Lera 53 vjeç. Bashkëshortët Lera ishin prindër të tre fëmijëve. Nuk dihet nëse ata kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja.
Krimi në Vlorë, burri mbyt gruan e më pas pret damarët (Emrat)
