Zyrtarja e SHBA mesazh magjistratëve të rinj shqiptarë: Mbani sytë hapur!

Zyrtarja e SHBA mesazh magjistratëve të rinj shqiptarë: Mbani sytë hapur!

321
0

 

Leyla Moses-Ones, e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara ne Tirane, ishte e pranishme sot ne ceremonine e diplomimit te studentëve të shkollës së Magjistraturës, nga ku kërkoi prej tyre të mbajnë sytë hapur për të luftuar krimin dhe korrupsionin në Shqipëri.

“Ju mund të jeni pjesë e diçkaje më të madhe se vetja juaj, mund të zgjidhni për t’i dhënë progres reformës në drejtësi për të ecur përpara dhe ju jeni kryesorë për këto përpjekje.

 

Përpjekjet tuaja do të jenë mjaft të rëndësishme për sistemin e ri të drejtësisë në Shqipëri.

Do të merrni vendime për një sistem drejtësie, transparent për të luftuar korrupsionin.

Ju do të flisni për ato që besojnë tek sistemi i drejtësisë. Për një sistem ku do të respektohet çdo individ. Ju bëj thirrje për një Shqipëri më demokratike, të përfaqësoni profesionin tuaj të ri në mënyrë të suksesshme.

Duhet t’i mbani sytë hapur ndaj pabarazisë dhe korrupsionit, jeni vigjilent ndaj tyre. Secili mund të japë shpresa për këtë vend dhe nëse bëheni bashkë përpjekjet tuaja do të krijojnë diçka mjaft të rëndësishme. Është momenti juaj për të qenë pjesë e diçkaje të madhe”, u shpreh Leyla Moses-Ones.