Zyrtari i lartë amerikan nis takimin me Ramën, Basha merr me vete...

Zyrtari i lartë amerikan nis takimin me Ramën, Basha merr me vete edhe aleatët

538
0

Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, mbërriti në Tiranë për një përpjekje te fundit për të arritur një marrëveshje politike mes maxhorancës dhe opozitës për zgjedhjet parlamentare. Siç ishte parashikuar zyrtari i larte amerikan ka mbërritur ne zyrën e kryeministrit Edi Rama për te diskutuar lidhur me plotësimin e kushteve te opozitës dhe futjen e saj ne zgjedhje. Ndërkohë që në pasdite kreun e opozitës, i cili do të jetë i shoqëruar edhe nga disa aleatë të djathtë me  Nard Ndokën, Fatmir Mediun, Vangjel Dulen dhe Dashamir Shehin. Por ai do të takohet edhe me disa deputetë të djathtë Majlinda Bregun, Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin.