Zyrtari i DASH, Yee nesër në Tiranë, takim me Ramën dhe Bashën

Zyrtari i DASH, Yee nesër në Tiranë, takim me Ramën dhe Bashën

385
0

Vetëm një ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare zv.ndihmësi amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee mbërrin në Tiranë. Bëhet me dije se zyrtari amerikan do të takohet me kryeministrin Rama dhe me kreun e opozitës Lulzim Basha. Zv. ndihmësi amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee ka qënë në Tiranë rreth një muaj më parë për të arritur një marrëveshje politike mes mazhorancës dhe opozitës ku kjo e fundit prej tre muajsh bojkotonte seancat parlamentare. Në atë kohë Yee erdhi me detyrën e negociatorit pas dështimit të negociatave që Kryeministri Rama dhe kryedemokrati Basha zhvilluan me Zv.Presidentin e PPE-së McAllister më 24 prill të këtij viti. Dhe ardhja e tij rezultoi e suksesshme pasi në 18 maj palët arritën të kenë një marrëveshje politike duke i dhënë fund ngërçit politik që kishte mbërthyer vendin.