Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur zyrtarisht sot që Lojrat Olimpike të Tokios të mbahen nga data 28 korrik deri më 8 gusht të vitit 2021.
Vendimi u përcoll sot në një video-konferencë të organit drejtues të Lojrave Olimike dhe drejtuesve të qeverisë japoneze.
Kriza e pandemisë së koronavirusit ka detyruar pothuajse cerekun e popullsisë së botës të izolohet. Kjo gjendje ka përcjellë një shok në jetën sociale dhe ekonomi në të gjithë botën. Eventet më të mëdha sportive kanë mbyllur dyert ashtu si dhe koncerte, samite dhe organizime të tjera. Nga ana tjetër ekonomia po përjeton recesionin më të madh që prej vitit 2008 për shkak të uljes së prodhimit dhe konsumit.
Të ndodhur në këto rrethana, Komiteti Olimpik i Ndërkombëtar vendosi që të shtyjë me një vit zhvillimin e tyre. Ata japin tre arsye për këtë vendim.
Së pari për të mbrojtur shëndetin e sportistëve dhe të gjithëve të përfshirëve dhe për të mbështetur luftën ndaj Covid-19. Së dyti, për të mbrojtur interesat e sportistëve dhe të sportit olimpik. Ndërsa arsyeja e tretë është për të respektuar kalendarin global ndërkombëtar të sporteve.