Futbollisti i talentuar shqiptar, Armando Dobra ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e tij Ipswich Town.
Lajmin e ka konfirmuar klubi britanik, me të cilën talenti shqiptar do të jetë pjesë deri në verën e vitit 2023.
Armando Dobra është pjesë e ekipit të të rinjve të Ipswich Town që prej vitit 2017, ndërsa verën e kaluar debutoi duke shënuar edhe një gol në një ndeshje ndaj Luton Town në EFL Cup dhe shihet si një nga futbollistët më premtues të klubit anglez.