Ditën e sotme klubet e Seria A kanë mbajtur një mbledhje nëpërmjet një videokonference ku kanë rënë dakord që kampionati të riinisë me datën 9 maj. Nëpërmjet Ligës së Seria A ata kanë bërë të ditur kërkesën e tyre, e cila ka qenë e prerë dhe unanime, pasi rifillimi në një datë tjetër do të cënonte garën. Kjo pasi rrezikohet të mos zhvillohen 12 javët e mbetura.
Në këtë mbledhje emergjente të ardhur si pasojë e pandemisë së koronavirusit është shqyrtuar edhe çështja e zgjatjes së kontratave të futbollistëve, ekzaktësisht të atyre që u skadon në qershor. Edhe pse akoma nuk është vendosur ka një dakordësi paraprike që ky afat për skadimin e kontratave të shtyhet deri më 15 korrik.
Gjitashtu në këtë videokonferencë është disktuar edhe për sposnorizimet dhe të drejtat televizive. Të gjitha këto, ashtu si kontrata e lojtarëve do të shtyhen deri në mesin e korrikut. Ky propozim i klubeve të Seria A është në sinkron me atë që deklaroi një ditë më parë presidenti i federatës italiane të futbollit Gabriele Gavrina, i cili tha se kampionati do të nisë më 2 maj dhe se vetë ai do t’i kërkojë UEFA-s shtyerjen e Europianit për vitin 2021.
Ndërkohë kujtojmë se nesër do të mbahet mbledhja e UEFA-s me 55 federatat Europiane ku pritet të merren vendime shumë të rëndësishme. Sidoqoftë nga videokonferenca e sotme e klubeve të Seria A u mor parasysh se vendimet mund të jenë subjekt i ndryshimeve, në varësi të ndalimit të pandemisë. Sakaq një hipotezë e hedhur poshtë ishte ajo e ndalimit të kampionatit