Aktualitet

Zyrtare/ Deri në mesditë 12 % pjesmarrje

By vizional

June 30, 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më tani kanë votuar 12 % e qytetarëve në zgjedhjet monopartiake të Edi Ramës.

Sipas KQZ-së janë  hapur të gjithë qendrat e votimit në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 Qendra Votimi në Postrribë të qarkut Shkodër. Nga këto, 6 qendra votimi nuk ka filluar ende votimi, ndërsa për 1 qendër votimi janë djegur materialet zgjedhore.

Vlen të theksohet se,  53 qendrat e votimit e KZAZ-së nr. 6 Vau i Dejës pavarësisht vonesave të shpërndarjes së materialeve zgjedhore, për arsye tashmë të njohura publikisht, janë hapur dhe procesi i votimit ka filluar normalisht.

Deri tani pjesëmarrja në votime është: 12%.