Zv.ministrja e re e Arsimit, nga televizioni në kabinetin qeveritar

Zv.ministrja e re e Arsimit, nga televizioni në kabinetin qeveritar

502
0

Zëvendësministrja e re e Arsimit, Lorena Haxhiu është një emër i njohur për publikun shqiptar. Ajo është një imazh i ekranit, pasi në disa media ka qenë prezantuese e programeve për të rinj, po ashtu dhe emisioneve të pasditeve. Lorena Haxhiun e keni parë në emisionet e mëngjesit me programe si “Agon” në “Albanian Screen” e “Dita Ime” në “Vizion Plus”. Lorena Haxhiu është votuar sot nga Këshilli i Ministrave për të zënë vendin vakant që la Besa Shahini si zv.ministre, ndërkohë që ajo zuri vendin e Lindita Nikollës. Ndërkohë që ish-prezantuesja e emisioneve, ka qenë aktualisht në postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Shërbimit Rinor. Në faqen online të këtij shërimi nuk gjendet CV e Haxhiut, por sipas profilit të saj në Facebook, ajo ka mbaruar studimet në fakultetin e Ekonomisë në Tiranës dhe është vetëm 28-vjeçe.