Zjarri në spitalin e Durrësit/ Prokuroria nis hetimet, sekuestrohen dosjet e rrjetit...

Zjarri në spitalin e Durrësit/ Prokuroria nis hetimet, sekuestrohen dosjet e rrjetit dhe raportet e mirëmbajtjes

328
0

 

Prokuroria ka nisur hetimet për zjarrin e rënë mëngjesin e sotëm në spitalin e Durrësit.

 

Mësohet se ka sekuestruar dosjet e rrjetit dhe raportet e mirëmbajtjes së paneleve.

 

Sipas drejtoreshës së Spitalit të Durrësit, Nadire Jani, shkak i rënies së zjarrit bërë ngarkesa në rrjetin elektrik.

 

Fillimisht zjarri ka rënë në katin e parë, tek reparti i neurologjisë, dhe më pas ka vijuar edhe në katin e dytë, tretë dhe të katërt për shkak të strukturës me një kolonë të spitalit.

 

Të gjithë pacientët e neurologjisë dhe kirurgjisë janë zhvendosur në reparte të tjera, ndërsa 5 prej tyre janë dërguar në Tiranë, pasi kishin nevojë për oksigjenim