Aktualitet

Zjarri merr përmasa të frikshme në Seman, dyshohet se është i qëllimshëm

By vizional

August 23, 2018

Zjarri vazhdon të perpijë masivin pyllor në Seman të Fierit. Katër zjarrfikëse janë nisur në vendngjarje. Sipas informacioneve mësohet se në vendngjarje ka shkuar dhe Prefekti i Fieri, dhe sipas hetimeve paraprake dyshohet për një zjarr vënie të qëllimshme. Ndërkohë që zjarrfikëset janë ende në luftë me flakët, bëhet me dije se deri tani janë djegur 2 hektarë me pisha.