Zjarret në Australi rrezikojnë vendet e tjera, NASA: Tymi do përshkojë të...

Zjarret në Australi rrezikojnë vendet e tjera, NASA: Tymi do përshkojë të paktën një herë botën

356
0

 

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës, ose NASA paralajmëron se vendet e tjera të planetit rrezikohen nga zjarret në Australi.

NASA thotë se të paktën një herë tymi që po del nga zjarret e pyjeve në Australi do të përshkojë gjithë botën.

 

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345678PreviousNext

Efektet e para i kanë parë qytetet më të mëdha të Australisë Sydney, Melbourne, Canberra apo Adelaide. Ishulli  i Zelandës së Re gjithashtu u prek nga zjarret ku janari i kapi me një ‘qiell të kuqerremtë’ i cili nuk ishte tjetër veç tymi dhe ndotja që vinte nga zjarret australiane.

 

Sipas NASA-s tashmë tymi ka arritur deri në Amerikën e Jugut dhe pritet të përshkrojë të paktën një herë gjithë botën.