Zjarret katastrofike në Australi, policia dyshon se janë vendosur qëllimisht: Pranga 24...

Zjarret katastrofike në Australi, policia dyshon se janë vendosur qëllimisht: Pranga 24 personave

330
0

 

Policia në Australi akuzon 24 persona për vendosjen e zjarreve në mënyrë të qëllimshme.

Zjarret në Australi janë një katastrofë mbarëkombëtare, e shkaktuar kryesisht nga thatësira dhe nxehtësia ekstreme, por gjithashtu dhjetëra njerëz janë fajësuar për vënie të zjarrit, deklarojnë zyrtarët atje.

 

Policia ka akuzuar të paktën 24 persona për vënie të qëllimshme të zjarreve në shtetin e New South Wales, sipas një deklarate që Policia e Uellsit të Ri Jugor deklaroi të hënën.

 

Policia e NSW ka ndërmarrë veprime ligjore kundër 183 personave, 40 prej të cilëve janë të mitur, për veprën penale të lidhur me zjarrvënie të 8 nëntorit, thuhet në deklaratë. Veprimet juridike variojnë nga paralajmërimet deri te akuzat penale.

 

Nga 183 persona, 47 janë akuzuar se kanë hedhur nga një cigare të ndezur në tokë, sipas deklaratës së policisë.

 

Të paktën 24 njerëz kanë vdekur në të gjithë vendin gjatë këtyre ditëve si pasojë e zjarreve që kanë prekur çdo shtet në Australi. Në New South Wales ka qenë goditja më e fortë, shkruan newsbomb.al.

 

Zjarret janë duke rënë në Australi për muaj të tërë, duke djegur shtëpitë dhe shkatërruar qytete të tëra. Janë djegur gati 18 milionë hektarë tokë – shumica pyje dhe parqe kombëtare, të cilat janë kryesore për funksionimin e jetës së egër në vend.