Marrin flakë duajt e barit në fshatin Sulaj të njësisë administrative Dërmenas në Fier duke rrezikuar banesa e bagëti.
Për shuarjen e flakëve në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse të Fierit, të cilët kanë punuar disa orë për shuarjen e flakëve që kishin përfshirë barin e mbledhur për bagëtitë nga një fermer i zonës.
Ndërkohë si pasoje e flakë e janë rrezikuar disa banesa dhe stallat e bagëtive të cilat ndodheshin aty pranë. Nuk dihet shkaku i rënies së flakëve.