“Zihen” Noizy dhe Enca

“Zihen” Noizy dhe Enca

577
0

enca_1472673348-8780043

Bashkëpunimi i tyre “Bow Down” është padyshim një nga hitet më të bukura të verës.

Por duket se 30 milionë klikimet e këngës në Youtube kanë shkaktuar një “zënkë” mes Noizyt dhe Encës.

Enca Haxhia postoi lajmin e para në Instagram duke shkruar:“Ju kërkoj ndjesë që po e postoj sërish, por është hera e fundit, ju premtoj… Jam kaq e lumtur që shoh se kjo këngë që unë vetë e kam shkruar me kaq pasion dhe dashuri sapo ka arritur 30 milionë shikime”.

I menjëhershëm ka qenë postimi i Noizy-t, i cili duket se është ndikuar nga ky shkrim i Encës.

“30 Mill dhe sa për të korrektuar @Enca Haxhia, është diçka që unë e kam krijuar në rast se e ke harruar dhe po, je e mirëpritur. Paqe!”

Pas pak minutash të dy këngëtarët i kanë fshirë postimet nga llogaritë e tyre.

Shperndaje