
Moderatorja sportive, Hygerta Sako ka ndarë lajmin e trishtë, të ndarjes nga jeta të babait të saj. Në një dedikim në rrjete sociale, ajo shpreh dhimbjen e humbjes së njeriut të shtrenjtë, ndërsa njofton dhe për detaje të ceremonisë mortore.
Moderatorja, Hygerta Sako me të atin.
“Babai im i shtrenjtë, mbreti im, sot u nda nga jeta. Na la pas zemërthyer e shpirtcopëtuar por iku nga kjo botë si bashkëshort, baba e gjysh i gëzuar. T’u ndrittë shpirti aty ku do shkosh, ëngjëlli im. Varrimi bëhet nesër në orën 11.00 nga shtëpia funerale Alba 2000 pranë Medresesë”- shkruan Hygerta Sako në postimin e saj në rrjete sociale, përkrah një poze të vjetër me të atin.