Aktualitet

Zhvillim i papritur në Bashkinë e Tiranës: SHKARKOHET nënkryetarja, Veliaj ‘i vë fshesën’ zyrtarëve të PDIU

By vizional

February 18, 2019

Shkarkime masive në Bashkinë e Tiranës, largohet nënkryetarja dhe disa drejtorë. Kozeta Mesiti është shkarkuar nga posti i nënkryetares së Bashkisë për shkak të pjesëmarrjes në protestën e dhunshme të opozitës në 16 shkurt. Mësohet se veç Mesitit është shkarkuar edhe drejtori i Tregjeve, Sokol Hysa si dhe disa drejtues të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, po për të njëjtën arsye. Shkarkimi i tyre është bërë mëngjesin e sotëm dhe është firmosur nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Zyrtarët e PDIU qëndronin në këto poste prej 2015-ës