Zheji bën deklaratën e papritur/ Doktrinat fetare kanë ardhur nga alienët, kanë...

Zheji bën deklaratën e papritur/ Doktrinat fetare kanë ardhur nga alienët, kanë krijuar kryqëzimin e rracave me ne

502
0

Analisti Artur Zheji e ka lidhur ekzistencën e doktrinës fetare në tokë, me alienët. I ftuar në emisionin “Opinion”, Zheji tha se ata kanë sjellë doktrinën fetare dhe kjo është sot një teori dominante. Në një diskutim me Dom Gjergj Metën, Zheji tha se Zoti dhe feja që vjen nga qielli janë prurje aliene.

“Kriza kryesore po vjen edhe nga fakti që gjithmonë e më tepër mendohet që tanimë, se Zoti, feja që vjen nga qielli janë prurje aliene. Në Itali ka një diskutim.

Vatikani dhe në të gjithë Europën. Unë them që karrot e zjarrta, po mësove testiamentin e vjetër, karrot e zjarrta, gjithë këto zbritjet me një bisht të zjarrtë, janë anije kozmike të alienëve të cilët kanë krijuar kryqëzimin e rracave me ne. Kjo është një teori dominate sot dhe si të gjitha teoritë alternative mbahet në periferi me dhunë nga teoritë zyrtrae, por unë them se kisha dhe xhamia duhet të jenë të hapura, o ta integrojë ose të rrëzojë.

Të krishterët e vjetër përpara se perandoria e Romës ta pranonte krishtërimin, përndiqeshin, martirizoheshin dhe kjo ka vazhduar 300-400 vjet. Pra gjithmonë gjërat e reja marxhinalizohen nga shoqëria. Nuk them që është e vërtetë, 10% i ferkuentimit do të thotë fitore e materializimit dhe materializimi shprehet përmes alienëve. Alienët e kanë sjellë doktrinën fetare në planet”, tha Zheji.