‘Zhade’ – edhe 43 vjeçare “eshte” 20

‘Zhade’ – edhe 43 vjeçare “eshte” 20

750
0

Pamje nga përditshmëria e aktores.

Giovana Antonelli ka qenë aktorja kryesore e serialit të njohur ”Clone”, i cili ka rrëmbyer vëmendjen e një numri të madh të njerëzve në mbarë botën.

Giovanna apo e njohur për publikun shqiptar si ”Zhadja” atë kohë ishte bërë mjaft e njohur dhe e dashur me rolin e saj.

E bukura e serialit, të cilën e kishin lakmi shumë vajza dhe gra edhe në ditët e sotme pas 17 vjetëve të serialit, vazhdon të jetë e tillë.

Aktorja tani ka 43 vjet, por nga imazhet që ka publikuar për ndjekësit e saj në instagram duket shumë më e re/Me stilin dhe elegancën e saj, “Zhadja” duket mjaft bukur në fotografitë që ka hedhur në instagram për mbi 12 milionë ndjekësit e saj.

Giovanna Antonelli ka lindur në 18 mars të vitit 1976 në Rio de Janeiro, Brazil.

Ajo është aktore dhe producente e njohur.

”Clone” ka qenë telenovelë braziliane që ishte zhvilluar në Rede Globo nga 1 tetori i vitit 2001 deri më 14 qershor të vitit 2002.