Lajme

Zgjidhni një letër dhe zbuloni një mesazh për të ardhmen; Ja në ç’aspekt do të ndryshojë jeta juaj

By vizionc

November 19, 2019

Letra e parë lidhet me harmoninë, bashkimin dhe përforcimin e të gjitha besimeve tuaja shpirtërore. Këto kohë prireni t’u jepni përgjigje të tjerëve, e t’u jepni zgjidhje problemeve duke u bazuar në besimet tuaja, por kjo gjë duhet të ndryshojë. Nuk mund të merrni vetëm këto të fundit për bazë, por duhet të vini në punë logjikën e të tregoheni sa më pak emocional. Përfshirja e ndjenjave në vendimarrje nuk është gjithmonë diçka e mirë, sepse ju mban larg arsyes dhe racionales. Nëse ndjeni se këto kohë jeni shumë empatikë, mundohuni të tregoheni paksa më egoistë e të vendosni nevojat tuaja të parat.  Kjo është një periudhë ku ti je thjeshtë i/e ndjeshme dhe së shpejti do të kalojë por mundohu të kërkosh ndihmë nga njerëzit e afërt për ta kaluar sa më shpejt.

Letra e dytë njihet  ndryshe si ajo e diellit dhe është një nga kartat më të bukura. Simbolika e saj lidhet me arritjet, ndriçimin, optimizmin, lumturinë!  Gjithçka që dëshiron në jetë do të vijë kur të ketë momentin e vet atëherë kur t’i nuk e pret! DO të ndiheni të plotësuar, por nëse dëshironi të dyfishoni gëzimin tuaj, mësoni të ndani me të tjerët ! Keni fatin të rrethoheni nga njerëz që ju duan të mirën, ndaj lumturia juaj nuk bën gjë tjetër veçse i gëzon dhe ta. Jeni racionalë e me këmbë në tokë dhe duke qenë se e keni të vështirë të flisni për gjërat e mira që ju ndodhin, shpesh herë jeni më shumë diskretë nga se duhet, kur nuk duhet të jeni.

Letra e tretë  simbolizon fillet e reja. Kjo është periudha ideale kur duhet të ‘shembni’ muret që keni ndërtuar rreth vetes e të bëni njohje të reja. Zgjeroni rrethin shoqëror, jini produktive e mos keni frikë të përqafoni gjëra të reja në jetë. Është koha të dilni nga zona e rehatisë e të largoheni nga aty ku nuk ndiheni të vlerësuar apo të mbushur me pozitivitet dhe dashuri. Në mënyrë të sigurt dhe të paqtë, do të hidhni hapa, që do ju maturojnë dhe do ju hapin dyer të reja në jetë. Do të nisësh shumë gjëra të reja që do të bëjnë të mos e kthesh më kokën pas !