Zgjidhet problemi i transportit për 23 fëmijët e Bradasheshit në Elbasan

Zgjidhet problemi i transportit për 23 fëmijët e Bradasheshit në Elbasan

400
0

Deputeti i qarkut të Elbasanit, z. Taulant Balla pasi u njoh me problematikën e banorëve të fshatit Bradashesh në Elbasan, ku një grup fëmijësh nuk kishin mundësi të ndiqnin rregullisht shkollën për shkak të mungesës së transportit u ka ardhur menjëhertë në ndihmë atyre duke e zgjidhur përfundimisht këtë shqetësim.  Pas shfaqjes së kësaj problematike, deputeti Balla ka kontaktuar me përfaqësuesit e Drejtorisë Arsimore Elbasan, e cila ka marë menjëherë masat e nevojshme për zgjidhjen e kësaj problematike mjaft sensitive. Pas negociatave të Drejtorisë Arsimore Elbasan me personin që ka linjën e transportit të udhëtarëve Elbasan- Bradashesh u arrit një marrëveshje dhe tashmë 23 nxënësit e zonës së Bradasheshit do të kenë mundësi të ndjekin pa ndërprerje shkollën e tyre pa asnjë pagesë shtesë transporti.