
Kohët e fundit, zërat në shoëbiz përflasin për një ndarje, mes Çiljeta Xhilagës dhe Alban Hoxhës. Prej kohësh këngëtarja dhe portieri i kombëtares janë një romanca sëbashku, por mjaft të rezervuar për publikun. Çiljeta ka postuar një foto interneti, por që brenda mban një mesazh për të dashurin e saj: Ke dy mundësi: ose unë do të martohem me ty, ose ti do të martohesh me mua. Zgjidh e merr!, janë fjalët e shkruara mbi foto, ndërsa këngëtarja shton “tipik ujor domethënë”.
Postimi i Çiljeta Xhilagës.
Pak kohë më parë, Çiljeta fshiu të gjitha postimet e saj në rrjete sociale, duke përfshirë dhe fotot me Alban Hoxhën . Të gjithë aluduan se lidhja e tyre kishte marrë fund, por se si qëndron e vërteta ende nuk e dimë. Këngëtarja sapo i dha një mesazh të prerë portierit të kombëtares.