Aktualitet

“Zgjedhorja”/ “Bundestagu e hoqi fjalën ‘konsensus’”, Rama: Ambasadorët në rolin e përkthyesve, politika shqiptare në stadin e adoleshentit

By vizional

June 04, 2020

“Më vjen keq që në 2020-ën, politika shqiptare ka nevojë për ambasadorë të huaj që të hyjnë në mes. Të shkojnë e të vinë, që të bëjnë përkthyesin shqip-shqip në anglisht dhe të lehtësojnë komunikimin, për të treguar stadin adoleshent të politikës shqiptare.”.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit në lidhje me diskutimet sa i takon reformës zgjedhore, ku mes palëve po negociojnë dhe ndërkombëtarët. Kreu i qeverisë theksoi se maxhoranca ka dashur që këto ndryshime të bëhen me konsensus, edhe pse në vendet e botës, sipas tij, bëhen vetëm me votat e shumicës. Mes të tjerash kryeministri deklaroi se në kushtet e Bundestagut, fjala ‘konsensus’ për reformën zgjedhore ishte hequr.

 

“Ne nuk e bëmë këtë pa konsensus dhe më shumë se një herë i shtymë afatet që i kishim vënë vetes në funksion të që bënim më të mirën siç duhej. Shqipëria dhe ndonjë vend tjetër, Kosova për arsye të tjera, janë raste unikale, as në Itrali, as në Greqi, as në Francë, askund tjetër nuk bëhen me konsensus reformat elektorale. Është e thjeshte; kush ka votat në parlament, bën reformën që sheh të arsyeshme. Greqia para [pak kohe ndryshoi një reformë, me kundërshtimin agresiv të minorancës. Është e drejta e tyre dhe patjetër është detyrim i të gjitha palëve të respektojë parlamentin, Pavarësisht se në pamje të parë, ndryshimi i sistemit i heq atij vendi atë mundësi të madhe që i dha sistemi i konsoliduar për shumë vite, për të pasur vendin të qeverisshim, dhe jo nga parti të vogla. Është e rëndësishme që të sjell një element këtu, në draftin e Bundestagut gjerman, para se të aprovohej nga këshilli, në variantin e parë ishte konsensus dhe më pas është hequr në atë variant. për të mos lejuar asnjë palë që të marrë peng zgjidhjen. Asnjë palë nuk mund të dalë jashtë rregullave dhe rekomandimeve të OSBE-ODHIR. Ato janë baza dhe mbi këtë bazë gjykimi mund të bëhet pa problem. Ne preferuam të durojmë edhe pse puna e bërë nga përfaqësuesit tanë, me në krye Damianin, ishte ezauruese në raport me rekomandimet, ne nuk erdhëm në parlament që ta votonim. Pasi e konsideruam të rëndësishme që të prisnim një konsensus nga pala tjetër. Një shpresë që unë e di se pse jo, si shumicën e shqiptarëve që s’ua ha qeni shkopin. Vazhdoi puna dhe diskutimet. Më vjen keq që në 202-ën, politika shqiptare ka nevojë për ambasadorë të huaj që të hyjnë në mes, të shkojnë e të vinë, që të bëjnë përkthyesin shqip-shqip në anglisht dhe të lehtësojnë komunikim, për të treguar stadin adoleshent të politikës shqiptare.”, tha Rama.