Zgjedhjet Parlamentare në Mal të Zi të bashkuar apo të NDARË/ Nga...

Zgjedhjet Parlamentare në Mal të Zi të bashkuar apo të NDARË/ Nga Ruzhdi Gjokaj

535
0

Zgjedhjet parlamentare PERSONALE apo përfaqësues të popullit..?

Partitë politike PERSONALE apo kombëtare

Në të cilën anë po i prijnë popullit

Pse nuk ndëgjohet diaspora

Pse duan që të digjen votat !!

Apo mendojnë ndonjëherë për të rinjtë dhe të rejat që sillen nëpër kafenetë e qytetit të edukuar, në fakultete dhe mastera të pa Punë !!!

Kush është fajtor dhe kush është Faktor politik

Dhe shumë e shumë pyetje të tjera që ne kemi për të pyetur dhe pyesim në vesh të shurdhet apo në vesh që dëgjojnë ????

Deshta pak edhe për neve që jemi duke u shuar në kazanet e Shteteve perëndimore kemi shpirtin dhe mendjen me vendlindje dhe mundohemi që të japim maksimumin nga djersa e ballit, vetem për të ndihmuar në të gjitha sferat politike edukativo/arsimore infrastrukture dhe në ekonomi të vendlidjes sonë !

Edhe kësaj here me Mark Gjonaj dhe Martin Vulaj duke folur kohë dhe pa kohë ditë dhe natë si të bëjmë punën tonë ma mirë, si të mbledhim ma shumë shqiptare nga trojet Tona në Mal të Zi.

16 shoqata dhe asociacione të bashkuara në një familje që t’ju ndihmojnë juve POLITIKAN që ju të bëni punën Tuaj dhe të udhëheqni me vendin dhe të mundoheni të punësoni sa më shumë Rini shqiptare.

E ju zotëri Grindeni se kushi i pari e kush i mbrami kush cka po merr dhe Sa po merr dhe kan po merr

BANI PUNEN TUAJ SI DUHET

DHE NDEGJONI EDHE NEVE ,DHE NA LEJONI TE BEJME PUNEN TONE

Neve si mund t’i thërrasim popullin që të vijnë të ndihmoj atje më tregoni të vinë të shpenzojnë paratë e veta dhe të ndihmojnë ekonominë e vendit.

Ekonominë Tuaj se juve jetoni atje

Kemi pas në plan të kem disa çarter fluturime nga New York dhe Detroit

Eeeee juve !!!! juve po bani lojna me

Ne dhe me popull

Aaaaaa u vjen turp ndonje grim ne vend se te fitohen 3 eventualisht 4 deputet shqiptar si duket ne kete moment egziston mundesija 1 apo eventualisht 2 me pik te zorit

Vjen pyetja cilet te parkrahim apo mos te perkrahim ?? Apo as nje nga ju !!

Qe mund te ndodh shum leht

Do te thot kjo do te jet ne kordinim me te gjitha shoqatat

Te vime apo mos te vime

Edhe ju lutem qe te dime sa ma par se edhe neve na duhet kohë per tu organizuar

Ajo mvaret nga ju dhe do te jete pergjegjesi e juaja

Edhe nje her ju bani punen Tuaj dhe shmangeni diferencat nderpartijake dhe Ato qe keni PERSONALE mos sakatoni voten dhe popullin qe ka syte nga ju !!!