Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve bën të ditur se deri në orën 15:00 në të gjitha qendrat e votimit kanë votuar rreth 27 përqind e votuesve.
Në faqen zyrtare të KQZ-së, thuhet se kjo përqindje është nxjerrë vetëm mbi bazën e të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga Qendrat e Votimit për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës .
Në orën 11:00, pjesëmarrja në votime ishte më e ulët se 9 për qind. Kjo shifër është rritur pas mesditës, ku në qendrat e votimit është vënë re një numër i madh votuesish.
Numri i përgjithshëm i personave që kanë votuar deri në orën 15:00 është 347.822