Lajme

Zgjedhjet në Kosovë, 42 mijë persona aplikojnë nga diaspora

By vizionc

September 17, 2019

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka pranuar deri më tani mbi 42 mijë aplikime për të votuar nga diaspora në zgjedhjet e 6 tetorit në Koosvë.

Zëdhënësi Valmir Elezi tha se numri i saktë votuesve do të bëhet me dije pas vlerësimit të këtyre aplikimeve.

“42 mijë aplikacione per të votuar janë pranuar në KQZ nga diaspora.  Numri i saktë i votuesve në diasporë do të dihet pas vlerësimit të këtyre aplikacioneve.  42 mijë aplikantë përafërsisht janë 5 përqind e elektoratit aktiv kosovar”, tha ai për Gazetën Metro.

“Nuk është përmbyllur shqyrtimi i tyre.  Tek pastaj e dijmë shifren e saktë se sa persona janeë regjistruar të suksesshem si votues jashtë Kosovës”, vijoi më tej Elezi.

Ndërkohë ai kujtoi se në zgjedhjet e e vitit 2017 janë pranuar rreth 20 mijë aplikime, janë aprovuar 15 mijë, ndërsa kanë votuar me postë rreth 5 mijë.