Aktualitet

Zgjedhjet, kryeprokurori ngre struktura të posaçme dhe në gatishmëri

By vizional

June 24, 2017

Në kuadër të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor Kryeprokurori Adriatik Llalla ka lëshuar një udhëzim për prokuroritë lokale si dhe janë krijuar dhe strukturat e posaçme si dhe ato në gatishmëri që do të funksionojnë nga sot deri të hënën Nesër, në datë 25 qershor, në gjithë territorin e Republikës do të zhvillohen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Në këto zgjedhje marrin pjesë 18 parti politike, të cilat kanë regjistruar 2666 kandidatë për deputetë. Kanë të drejtën e votës, 3 milion e 452 mijë e 260 shqiptarë të cilët janë të regjistruar për të votuar në 5.362 qendra votimi. Në listën e zgjedhësve përqindja e femrave është 49,49%, ndërkohë që kandidate femra janë 1.073 ose e thënë ndryshe 40,23%. Zgjedhjet parlamentare do të vëzhgohen nga 5351, nga të cilët 896 janë nga misionet vëzhguese ndërkombëtare.