Zgjedhjet historike, ja premtimet e kandidatëve në Mbretërinë e Bashkuar

Zgjedhjet historike, ja premtimet e kandidatëve në Mbretërinë e Bashkuar

336
0

 

 

Drejtuesit kryesorë të partive politike po vazhdojnë me premtimet elektorale për votuesit, pasi fushata hyri në ditët e saj të fundit. Udhëheqësi i konservatorëve, Boris Johnson, shkroi në një letër të hapur se votimi i 12 dhjetorit është historik dhe një zgjedhje për të lëvizur përpara, pas “Brexit”-it.

 

Ndërsa lideri i Laburistëve, Jeremy Corbyn, tha se vota e së enjtes ishte një shans për të votuar shpresën dhe se ai kishte planin më ambicioz në dekada për të transformuar vendin. Kandidatët, sipas BBC, po udhëtojnë nëpër të gjithë vendin në përpjekje për të përhapur mesazhet e tyre zgjedhore.

Ndër premtimet e manifestimit që u theksuan nga partitë kryesore në Mbretërinë e Bashkuar të dielën, ishin: premtimi i konservatorëve për të prezantuar një sistem imigracioni të bazuar si ai në Australi, për të kontrolluar migracionin e pakualifikuar; një plan i laburistëve për të larguar krizën e kujdesit shoqëror duke ofruar kujdes personal për të moshuarit në Angli dhe një fond shtesë prej 10 miliardë fonde shtesë deri në periudhën 2023-2024; liberaldemokratët kanë në program një rebalancim rajonal, me 50 miliardë dollarë të investuar në infrastrukturë jashtë Londrës; drejtuesja e SNP, Nicola Sturgeon, po paralajmëron se e ardhmja e Skocisë është në rrezik në zgjedhje dhe po u bën thirrje votuesve të mbështesin partinë e saj për t’i shpëtuar “Brexit”-it, për të mbrojtur NHS (kujdesi shëndetësor) dhe për të vendosur të ardhmen e Skocisë në duart e Skocisë. Drejtuesja e Liberal demokratëve, Jo Swinson, i tha “Sky News” se partia e saj po përpiqej të rriste numrin e deputetëve dhe shtoi:

 

“Ne absolutisht do të jemi duke punuar për të ndaluar ‘Brexit’-in, duke e bërë këtë në një mënyrë bashkëpunuese me të tjerët, që ndajnë vlerat tona dhe atë qëllim”.

 

Kryeministri aktual Johnson, në letrën e tij për votuesit të botuar në “Mail on Sunday”, tha se zgjedhjet do të jenë ato çka do të formojnë dekadat e ardhshme, duke i nxitur votuesit të krijojnë një qeveri me shumicë konservatore, që do të bëjë përfundimin e “Brexit”-it dhe t’i japë fund pasigurisë.