“Zgjedhje të parakohshme sa më shpejt”, Basha tregon objektivin kryesor të opozitës:...

“Zgjedhje të parakohshme sa më shpejt”, Basha tregon objektivin kryesor të opozitës: Ja cila është beteja, nuk është lista e dëshirave të mia dhe PD, por…

378
0

Duke pohuar se asgje nuk ka ndryshuar ne qendrimin e opozites, kreu i PD-se, Lulzim Basha ka ritheksuar sot kerkesen per zgjedhje te parakohshme sa me shpejt, si objektivi kryesor i oopozites.Ne nje deklarate per mediat, pas takimit me ambasadorin e BE-se, Luigi Soreca, theksoi se “e vetmja zgjidhje per krizen totale ne vend jane zgjedhjet e lira e te ndershme”. “Gjithë beteja jonë është që zgjedhjet e parakohshme të mbahen sa më shpejt. Kjo është rruga e vetme që shqiptarët të zgjedhin qeverisjen e tyre që t’u ofrojë më shumë mudnësi ekonomike e punësimi. Gjithcka që po shohim është produkt i krizës politike, që emrin ia ka venë vete i pari i qeverisë. Kriza ekonomike është produkt i krizës politike, KÇK-ja sot në qeveri është kryeministri dhe veglat e tij në pushtet”. Pyetur nese PD do te pranoje zgjedhje vendore dhe jo parlamentare ne te njejten dite, Basha dha kete pergjigje: Nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimet tona, zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale në një ditë. Nuk është lista e dëshirës së Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike, është thirrja e cdo shqiptari që të nxjerrim vendin nga kjo krizë. Kjo është beteja, pa u zgjidhur kjo vendi nuk mund të bëjë dot përpara”- tha Basha, duke shtuar se “fokusi ynë është që procesi i Integrimit të vendit, të kalojë paralelisht me reforma në vendin tonë, dhe me zgjedhje të lira për qytetarët”.