‘Zgjedhje të parakohshme sa më parë’, Basha thirrje qeverisë: Është koha që...

‘Zgjedhje të parakohshme sa më parë’, Basha thirrje qeverisë: Është koha që edhe pala tjetër të reflektojë

350
0

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbajtur sot një komunikim me gazetarët jashtë ambjenteve të selisë blu, ku ndër të tjera ka folur për aktualitetin politik.

 

Basha ka folur pas takimit me raportuesit e KiE-s, ndërsa theksoi edhe njëherë se mbajtja e zgjedhjeve të parakoshme do ti japë një zgjidhje situatës në vend, si dhe i bëri thirrje qeverisë të reflektojë.

 

“Kjo nuk është çështje mendimi apo dëshire por vullneti të të gjitha palëve. PD dhe opozita kanë përcaktuar një plan, atë të reformës zgjedhore duke i garantuar shqiptarëve zgjedhje të lira dhe mbajtjen sa më parë të zgjedhjeve. Dështimet e njëpasnjëshme të kësaj qeverie e paguajnë shqiptarët. Është koha për të marrë vendimet e duhura për vendin. Është koha që edhe pala tjetër ta kuptojë, nuk mund të vazhdojë më gjatë kështu”, tha Basha.

 

Pyetje-përgjigje me gazetarët:

 

Basha: Kur ta denoncoj do ta keni edhe ju emrin. E rëndësishme është që pse nuk zbatohet ligji dhe Kajmaku dhe Babani mbahen ende në detyrë. Këto janë pyetje që duhet ti drejtohen Edi Ramës. Ligji nuk është i barabartë me të gjithë. Kjo situatë duhet të marrë fund.

 

Pyetje: E sheh si mundësi PD pasi të ketë finalizuar paketën zgjedhore të thërrase një tryezë të gjerë përfshirë edhe mazhorancën. Këtë e ka propozuar edhe aleati juaj, Fatmir Mediu?

 

Basha: Jemi të hapur për të gjithë instrumentat. Ajo që ka rëndësi sot është se kemi një opozitë që përfaqëson interesin e shumicës së shqiptarëve. Nga ana tjetër kemi një qeveri dhe një kryeministër që nuk kanë më asnjë ide. Shihni Maqedoninë e Veriut, ky është shembulli i një politike të përgjegjshme. Nuk është kurrë vonë për të refletuar ndaj dhe thirrja ime është të reflektojnë sa nuk është vonë. Të jeni të sigurtë dhe durimit të njerëzve po u vjen fundi

 

Pyetje: Sa kohë pret PD?

 

Basha: Nuk është çështja dhe sa kohë pret PD, Shqipërisë i është mbyllur 4 herë dera e Europës.

 

Pyetje: Kryeministri nuk e ka shkarkuar Kajmakun?

 

Basha: Momenti i vetëm është se shteti që është ndërtuar këtu nuk është i shqiptarëve dhe ndërkohë insitucionet i godasin qytetarët e pambrojtur. E gjitha kjo është rezultat i një demokracie të rënë. Prandaj rruga përpara është zgjedhje të parakohshme që u kthejnë shqiptarëve të jenë zotër në shtëpinë e tyre dhe të mos jenë të përjashtuar. Nëse ne hedhim këtë hap, Shqipëria është në gjendje të prodhojë mirëqënie. Jam i bindur se kjo është rruga e vetme që po vjen.