Zgjedhje e detyruar apo zgjidhje e shpejtë: pse shumë gra po heqin...

Zgjedhje e detyruar apo zgjidhje e shpejtë: pse shumë gra po heqin dorë nga lindja natyrale?

403
0

 

Për çdo grua, lindja është përvoja më e mrekullueshme e jetës së saj. Edhe pse lindja mund të jetë e dhimbshme, gëzimi i mbajtjes së fëmijës për herë të parë është shumë i madh. Por, sa herë që flasim për këtë, një nga temat që vazhdojmë të rishikojmë është metoda e lindjes që një grua zgjedh të ketë. Ndërsa disa zgjedhin të shprehin mendimin e tyre në mediat sociale, të tjerë mund të kenë diskutime të gjata në lidhje me këtë temë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), shkalla e lindjeve me operacion cezarian ishte raportuar se ishte 15 për qind në vitin 1985 Në vitin 2002,  operacionet cezariane u rritën në 26.1 për qind. Ndërsa, në Evropë, norma është raportuar të jetë diku midis 13 dhe 25 për qind. Njerëzit besojnë se lindja me operacion cezarian është më e sigurt, më e shëndetshme, madje edhe më pak e dhimbshme.

Ndonjëherë, grave u jepet oksitocinë për të nxitur artificialisht lindjen kur ato përballen me vështirësi. Kjo gjithashtu mund të rrisë ritmin e lindjes. Megjithatë, ekspertët mbrojnë lindjen në mënyrë natyrale krahasuar me atë me operacion. Hormoni oksitocinë thuhet se luan një rol kyç në ushqyerjen me gji dhe gjithashtu mund të përmirësojë lidhjen midis nënës dhe foshnjës së saj. Ekspertët besojnë se çdo reduktim i prodhimit natyral të këtij hormoni mund të ndikojë në aftësinë e një gruaje për të ushqyer natyralisht fëmijën e saj.

Gjithnjë e më shumë gratë sot lindin për një kohë më të gjatë. Ky është tregues se ato gradualisht po humbasin aftësinë për të lindur në mënyrë natyrale. Për më tepër sipas ekspertëve  gratë janë bërë të varura nga ndërhyrjet si injeksione epidurale për lehtësimin e dhimbjeve dhe medikamenteve të tjera kohët e fundit.

Por shkencëtarët thonë se lidhja nënë-foshnjë mund të jetë më e fortë në rast të një lindjeje natyrore në krahasim me lindjen me operacion cezarian. Arsyeja e mundshme thuhet të jetë mungesa e hormoneve që janë të rëndësishme për amësinë. Sipas hulumtimeve, ky hormon lëshohet më së shumti në nivele të mëdha gjatë lindjes dhe momenteve menjëherë pas lindjes natyrore. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nënat që lindin në një mënyrë tjetër përveç asaj natyrore, i duan fëmijët e tyre më pak. Mëmësia është një fazë e bukur në jetën e një gruaje dhe forcon pjekurinë emocionale të një gruaje. Për më tepër lidhja e vërtetë ndodh pas lindjes së fëmijës.

Debati për llojet e ndryshme të lindjes vazhdon të bëhet por ju nuk duhet të mërziteni nëna të dashura.  Ajo që ka rëndësi jeni ju dhe siguria dhe mirëqenia juaj.