
Që nga dita e sotme dhe në vijim, dyqanet ushqimore, farmacitë dhe bankat do të jenë hapur nga ora 05:00 deri në 17:30 të pasdites. Në vendinin e firmosur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, qytetarët mund të bëjnë pazar në një hapësirë kohore prej 90 minuta në ditë. Ata duhet të jenë të pajisur me një autorizim dhe vetëm një familjar lejohet që të bëjë pazar. Ndërsa, në fundjavë, duke filluar nga e premtja, 17 prill në orën 17:30 deri të hënë e 20 prillit në orën 05:00 nuk do të jetë hapur asnjë aktivitet dhe do të ndalohet lëvizja e mjeteve dhe njerëzve. Përjashtim nga urdhri bëjnë vetëm transporti i mallrave, policia, urgjenca, mediat dhe shërbimet delivery.
Vendimi i firmosur nga Ogerta Manastirliu
Masat nga qeveria:
Nëse dikush merr në makinë një pensionit, përballet me ligjin dhe rrezikon burgosjen. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kush shkel rregullat e karantinimit dënohet jo më vetëm me një gjobë prej 700 mijë lekësh, por rrezikon deri në 10 vjet heqje lirie. Sipas tij, nëse thyerja e karantinimit shkakton pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burg nga 3 deri në 10 vjet. Por, nëse nga thyerja e karantinës shkakton vdekjen e personit tjetër, dënimi mund të shkojë nga 5-15 vite burg. Pritet që këto ndryshime në kodin penal dhe rrugor të miratohen në seancën plenare të datës 16 prill.