
Zelanda e Re doli nga karantina dhe gjëja e parë që shumica e banorëve donte të bënte ishte të shkonin menjëherë te McDonald’s.
Qindra banorë të uritur u vendosën në rradhë që në mesnatë për të ngrënë hamburgerin e parë në 5 javë, teksa fast-foodi hapi dyert këtë mëngjes.
Shërbimet e porosive në makina filluan në orën 5 të mëngjesit dhe dhjetëra makina u vendosën para dritareve.
Rradha ishte aq e gjatë sa policisë iu desh të krijonte një korsi vetëm për klientët e McDonald’s.