Zef Lleshaj, përfaqësuesi dinjitoz për qytetarët e qarkut të Lezhës

Zef Lleshaj, përfaqësuesi dinjitoz për qytetarët e qarkut të Lezhës

1685
0

 “Koha e lezhjanëve fillon tani”

Zef Lleshaj, kjo figurë e kompletuar vjen në këto zgjedhje parlamentare si një mundësi ideale përfaqësimi për qytetarët e qarkut Lezhë. I karakterizuar nga një intelekt i pasur, si dhe nga një karakter i fortë dhe me ide konkrete në të mirë të qytetarëve dhe nevojave të tyre, Zef Lleshaj nën siglën e Aleancës Popullore për Drejtësi vjen si opsioni kryesor për tu votuar në këto zgjedhje. Origjina mirditore e zotit Lleshaj, si dhe përkushtimi dhe dashuria e madhe që ai ka për vendin dhe qytetarët e këtij vendi, bëjnë që ai të zotohet dyfish në angazhimin që ai do të marr për përfaqësimin sa më korrekt të qytetarëve dhe të komunitetit. Zef Lleshaj është përfaqësuesi konkret i së Djathtës reale, është personi i cili do të loboj fuqishëm për çështje të fushave të ndryshme në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve të qarkut që do të përfaqësojë.

 

Zef Lleshaj, në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit ju garoni nën siglën e APD. Pse vendosët të përfaqësoni këtë parti?  Ju vini nga shpresa e te perndjekurve, mendon i se kjo shtrese ka pasur vemendjen e duhur nga politika ne Keto 27 vjet? A ka pasur vleresimin e duhur?

 

Së pari, dua t’ju shpreh mirënjohjen time ndaj jush për ftesën që më bëtë, dhe afrimin e vëmendjes së portalit tuaj në adresë tonën si subjekt politik. Në fakt shtresa të anashkaluara nga jo vetë klasa politike, por edhe pushteti i katërt siç quhet media , detyrë e secilës është pikërisht, afrimi i vëmendjes për çdo shtresim e në veçanti ato që kanë më shumë nevojë për tu prezantuar, si shqetësimet ashtu edhe padrejtësitë që u bëhen apo u janë bërë në të shkuarën e djeshme dhe atë në post diktature. Ju faleminderit .

Së dyti dëshiroj që pyetjes së parë dhe të dytë tu përgjigjem kështu sëbashku, pasi pikërisht origjina bio-politike imja , i përket shtresimeve që gëzojnë hapësirat e nevojshme në APD, kjo është dhe arsyeja e aderimit, falë ftesës nga kjo lëvizje sa politike aq edhe patriotike, shtetëdashëse atdhedashëse, deri edhe kontributive, si nga e shkuara e largët jona, përmes qëndresës demokratike paqësore në diktaturë, kalvarëve të vuajtjeve, sakrificave , njerëzore intelektuale, materiale, etj. Zemra e një të përndjekuri politikë(të ndërgjegjes) është aq e coptuar, shkak i padrejtësive nga dje, por edhe i atyre në vijimësi, në post-diktaturë, ata që pretenduan të njehsohen me frymën e mbështetjes ndaj shtresës sonë e rehabilitimin e plotë, jo vetëm moral por edhe material, kam parasysh këtu dëmshpërblimin e paraparë në të drejtat ligjore kartat e të drejtave të njeriut, si dhe ato që kushtetuta jonë ligjërisht i ka të shkruara, por që fatkeqësisht, nuk po gjejnë zbatim. E sipas, jo vetëm mendimit,  gjykimit tim, por të krejt shtresës sime të origjinës sociale , si i përndjekur, them se pikërisht, tek kjo klasë politike, e cila mori përsipër këtë mision kaq të lartë , për të bërë të mundur rehabilitimin moral ,e material si dhe shëndetësor , por që bëri krejt pak, krahasuar kjo me të drejtat dhe mundësitë që jane në fakt, për tu afruar mbështetje të dinjitetshme këtij shtresimi, këtyre shtresimeve. Flas shtresimeve, duke patur parasysh, edhe ato shtresa të cilat sot paradoksalisht quhen “ish pronarë”.  Kjo është një paradoks, i njohur ligjërisht,  për shkak se nocioni mbi pronësinë njeh një standart, ose je, ose s’je pronar. Shteti ka ligjëruar, paradoksin, pronarët natyral, i quan ish pronarë, dhe të mbivendosurit, i konsideron pronarë legjtim. Në këtë rast, vlen të përmendim edhe një fakt, lëvizjet demografike në post diktature, ishin të pastudiuara, dhe pa planifikuara, spontane, të cilat sollën edhe më shumë andralla probleme si mbivendosje edhe në adresë të shpronësuarve, një kohë kur mundet ta kishin zgjidhur ndryshe, mjafton referencave fizike të hartave të pronësisë dje të konfiskuara nga regjimi komunist, dhe kalimi njohja e kthimit fizik (aty ku janë të lira) apo njohja dhe vlerësimi bazuar në konjukturat e tregut bashkëkohor,  APD-ja ka opsione konkrete, banka e Tokës, kjo më mirë , i sqarojnë grupi i punës pranë selisë qëndrore APD, Kryetari, sekretari, zv kryetarët, dhe specialistat e fushës.

Arsyet pse pranova ftesën

Por që të rrimë tek pyetjet e “para+dytën” arsyeja e pranimit të ftesës nga APD, vjen si pasojq jo vetqm e origjinës, (së cilës s’mundet askush moralisht, nga shtresat tona t’i qëndrojë larg, pasi kalvaret tona janë simotra, dhe nga e njëjta klasë shtypëse si dje) , por edhe të detyrimit qytetar, lidhur me sandartin që unë konsideroj pjesë të formimit tim shoqëror, ku një individ akoma më shumë, i cili mendon intelektualisht, s’mundet të qëndrojë indiferent, e të mos ofrojë kontributet modeste në shërbim të komunitetit ku jeton apo aspiron, kjo referuar kauzave të vërteta që APD, përfaqëson realisht. Dhe me që fjala kauz është keqpërdorur tejskajshëm nga politika , në fakt e rrugës, them me binjde se vetë shtresimet përbërëse të kësaj force rishtare APD, mbartin dhe kauzat e tyre reale. Ndoshta u zgjata, ndjesë për këtë. Politika në këto 27 vite, vetëm ka bërë shou, me këto shtresime popullore, të ndëshkuarish pa faj. Ka dhënë edhe vlerësime, por në konsiderim me vuajtjet e tyre, këto bëhen qesharake. S’mundet të krahasojmë psh. shpërbilmet e burgjeve të diktaturës, disa herë më të vogla krahasuar kjo me dëmshpërblimet e  të burgosurve të “krimeve ndaj kastës që bëri genocid mbi viktimat e pafajshme”. Pa folur, për devijimet e qëllimta, si dënime për kafet apo stimulantët e mjete proflaktike, që shpenzuan “udhëheqja koministe gjatë ushtrimit të pushtetit”. Ky është abuzimi i dytë me pushtetin, jo vetëm nga klasa politike, por edhe nga organet e legjislativit, gjyqësorit apo të akuzës, tashmë të njohura, për bëmat e tyre në dëm të çështjes madhore të shtetndërtimit të vendit, e padyshim kanë sjellë dhe padrejtësi e pasoja zinxhir mbi qytetarët e pa imunitet politik..

 

Ju garoni në Qarkun e Lezhës, sa mbështetje ka APD-ja në këtë qark?

 

Mirditë+Kurbin+Lezhë, mendoj se shtresat tona janë goxha prezente , po kaq sa edhe problematika që u janë shtuar nga keqpërdorja me pushtetin nga pushtete ndër rokada.  APD si parti rishtare, është në hapat e bërjes prezent jo vetëm të programit e qëndrimeve të saja në mbrojtje të kauzës së tyre, por edhe të shtrirjes strukturore, përmes evidentimit të të interesuarve, për të vijuar më tej, në kontributet në APD, edhe pas vetë-përfaqësimit në parlamentin e ri 2017. APD është shtëpia jonë e përbashkët, ku kanë hapësirat e duhura të gjitha shtresimet, që nga të përndjekurit, të shpronësuarit, diaspora(emigracioni), ashtu edhe të gjithë ata të zhgënjyer nga keqpërdorja e pushtetit nga partitë e “mëdha” politike, ku bëjnë pjesë intelektualët e pa inkriminuar, populli i përjashtuar nga vendimmarrja, sjelljes jo korrekte me qyetarët, do jetë dhe padyshim dhe vetëndëshkimi ndaj tyre, dhe me shpresë mbeshtetja jonë.  Kauza jonë është burimi dhe vendtakimi edhe i mbështejeve , edhe të grupeve të interesit, shpresojmë të arrijmë vetëpërfaqësimin, jemi mjaft të motivuar, natyrisht edhe entuziastë se do mund të qëllojmë në shenjë. APD duhet dhe do jetë faktor në tavolinën ku flitet e vendoset për të. APD duhet dhe me shpresë tek vetëdija qytetare, do jemi të vetëpërfaqësuar. I takon popullit të japë verdiktin. Shpresojmë njëherazi edhe në mos cënimin e këtij vullneti, sëpaku nga ajo pjesë e strukturave ligjore që ka detyrë, mirëadministrimin dhe ruajtjen e paprekeshmërisë së votës, edhe në numërim.

 

Zoti Lleshaj, për të gjithë votuesit dhe opinionin publik që nuk ju njeh, cili është mesazhi juaj?

Kuazat tona janë të përbashkëta, kemi të njëjtin motivim, të njëjtin qëndrim, shpresojmë të na kuptoni, por edhe të mbështesni këto kauza. Duke votuar bashkëvuajtësit tuaj(referuar shkallës respektive), keni mundësinë të ndjeheni realisht të vetë-përfaqësuar, çka është e përbashkëta e misonit tonë fisntik. Përmes votëbesimit të APD me numër 17 në fletën e votimit, juve bëni faktor kauzat tuaja , veten tuaj, duke votuar APD, do sillni në parlament njerëz të mirë. Duke sjellë një të mirë, keni larguar njëherazi një të keq. Unë ju ftoj, Votoni një të mirë(APD i ka pa kursim), largoni një jo të mirë. Voto APD nr:17

 

Për cilën çështje do të lobonit më shumë në parlamentin e ardhshëm?

 

 APD ka shancet të ngrej në rend dite problematikat nga më serioze, të trajtuara shkarazi nga paraardhësit parlamentarë e pushteti i tyre si derivat. APD do bëjë përpjekjet dhe afrojë dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, që na i njohin e mbështesin kauzat tona, por ne do ta fillonim, që nga fusha e drejtësisë, duke mbështetur jo vetëm kauzën e reformave në drejtësi, dekriminalizimin, e jo vetëm parlamentit por edhe dekomistizmin, apo dënimin, abrogimin e titujve të dhëna nga diktatura në adresë të diktatorit Hoxha, dhe titujve që merrte, shkak i ushtrimit të genocidit ndaj popullit shqiptar, si dhe memorizimin e vuajtjeve, sakrificave të shtresave të të përndjekurve, përmes ngritjes së infrastrukturës specifike, të objekteve  të vuajtjeve të dënimeve në diktaturë, si burgjet, kampet e internimeve, me qëllim rehabilitimin e plotë e kthimine dinjitetit të këtyre shtresave martire, të mbijetuarve, dhe respektimin e  martirëve të kaluar në amshim. Në veçanti personalisht, do loboja pa dalë jashtë kauzave të përbashkëta natyrisht, por në veçanti, ndaj kthimit të vëmendjes ndaj Mirditës, padrejtësive dhe spekulimeve që janë bërë në kurriz të saj e popullatës unike, si për nga përbërja homogjene, gjeo-kulturore-etno-grafike, sociale e religjioze, ashtu edhe me synim vlerësimin e mundësive, burimeve natyrore të pasurive e resurseve të saj, mbi e nëntokësore, pa diskutim, duke ngulmuar drejt një hapësire edhe ligjore, për të përfituar dhe statusin e veçantë si zonë , trevë e goditur fort, shfytëzuar po kaq fort, e pa kriter  të këtyre resurseve, nga pushtete ndër rokada. Mirdita-unike = lajtmotivi im. Mirdita zonë e lirë. Mirdita i meriton çdo mbështetje, ajo ka dhënë shumë, dhe s’po i kthehet po thuaj asgjë, në raport me sa i kanë zhvatur. Shtëpia ime është në Mirditë, aty do të vijojë të jetë përjetësisht, shtëpia ime është Mirdita, zemra ime është Mirdita dhe Mirditasit, jam krenar që jam Mirditas i mirë. Të tjerat mbeten në dorën e votuesve Mirditas, Kurbinas, dhe Lezhjanë. Kjo s’do të thotë se unë s’do loboj edhe për Lezhën e në veçanti edhe për kurbinasit  e çështjet që shqetësojnë komunitetet. Faleminderit për vëmendjen, interesimin dhe hapësirat që më afruat mua përmes hapësirave në APD. Me konsideratë Zef Lleshaj, kandidat i APD për në parlamentin shqiptar 2017.

 

Intervistoi: vizion.com.al

loading...