Zbuloni ”rrënjët” e akneve; Shfaqja e tyre në zona të ndryshme të...

Zbuloni ”rrënjët” e akneve; Shfaqja e tyre në zona të ndryshme të lëkurës lidhet me…..

402
0

Grumbullimi i papastërtive, qelizave të vdekura të lëkurës, inflamimi i folikulave të qimeve, mbiprodhimi i sebumit (yndyra natyrale e lëkurës) bllokimi i poreve, janë vetëm disa nga faktorët që çojnë në shfaqjen e akneve. Këto të fundit mund të jenë hormonale , cistike e në bazë të vendit ku shfaqen, paralajmëronë një problem. Problemet me fytyrën mund të shihen si një pasqyrë e mirëqenies e shëndetit, ndaj zbuloni më poshtë se nga çfarë mund të ‘vuani’ nëse herë pas herë ju shfaqen akne në këtë në zona të caktuara të fytyrës


• Aknet në mjekër, nofull dhe qafë lidhen me çrregullimet hormonale.  Hormoni i testosteronit pëson shumë luhatje gjatë kësaj ciklit menstrual dhe bën që gjëndrat të mbiprodhojnë yndyrë. Kësisojë poret e fytyrës bllokohen dhe shfaqen aknet.
• Zona T e fytyrës  ! Pjesa që përfshin ballin dhe mollëzat paralajmëron se trupi juaj është i mbingarkuar e shkaku i puçrrave në këtë zonë lidhet me stresin. Në këtë gjendje trupi prodhon hormonin kortizol, i cili luan lidhet drejtpërdrejtë me shumë shqetësime shëndetësore
• Nëse ju shfaqen akne në vijën e parë të flokëve ose në zonën anësore të fytyrës , fajësoni produktet si shampo, apo ato që përdorni për stilimin e flokëve! Kimikatet shpesh herë acarojnë lëkurat e ndjeshme, ndaj nëse shihni se lëkura ju skuqet pas përdorimit të një kremi apo çfarëdolloj produkti për fytyrën apo flokët, bëni mirë të ndaloni


• Aknet në faqe: Duart e pisëta apo mbështejtja e vazhdueshme e smartphone-it tuaj në faqe është arsyeja kryesore që çon në shfqjen e akneve në këtë zonë. Bakteret mbyllin poret dhe bllokojnë ajrosjen e fytyrës. Shpesh eksperët rekomandojnë përdorimin e kufjeve për bisedat e gjata telefonike.
• Edhe në zonën përreth gojës shfaqen akne. Ushqimet me përmbajtje acide si limoni apo uthulla mund të irritojnë lëkurën dhe të shkaktojnë inflamacion. Kurse ushqimet yndyrore si patatet e skuqura bllokojnë poret e lëkurës.
• Aknet në gjoks dhe në shpinë. Reçipetat e gabuara apo materiali i papërshtatshëm i veshjeve çojnë në shfaqjen e akneve.

• Për sa i përket akneve që shfaqen në të pasme arsyeja lidhet me folikulat e qimeve. Inflamimi i këtyre të fundit nxit shfaqjen e puçrrave. Djersitja, veshja e të brendshmeve me dantellë apo e pantallonave shumë të ngushta, mund të inflamojë qimet në të pasme (po qime) Edhe pse ju nuk mund t’i shihni i gjithë trupi i njeriut mbulohet nga më shumë se 5 milionë folikula qimesh. Kur ato fillojnë e mbledhin, rreth tyre grumbullohen qeliza të bardha të gjakut dhe lëkurë e vdekur.

Mund t’ju interesojë gjithashtu: ‘’Trekëndëshi i rrezikut’’; mos i shtrydhni kurrë aknet në këtë pjesë të fytyrës