Lajme

Zbuloni arsyet përse shëndeti dhe lumturia janë të ndërlidhura

By vizional

July 13, 2019

Raporte të ndryshme kanë treguar se në përgjithësi njërzit nuk janë të lumtur. Por, së fundmi shkencëtarët tregojnë se rritja e niveleve të lumturisë mund të çojë në shëndet më të mirë, dhe mirëmbajtja e shëndetit të mirë mund t’ju bëjë më të lumtur.

 

Si ndodh kjo?

 

 

Ushtrimet e rregullta fizike janë vitale për lumturinë dhe shëndetin tuaj. Një shëtitje në park, një udhëtim me biçikletë zvogëlojnë shtypjen e gjakut dhe uljen e kolesterolit, e zvogëlojnë stresin dhe rrisin kreativitetin.

 

Natyra

 

 

Duke ecur në park dhe duke i ushqyer njëkohësisht zogjtë apo duke mbjellë bimë, siç tregojnë shkencëtarët , ka ndikuar që njerëzit që vuajnë nga sëmundjet fizike dhe mendore të kenë pasur përmirësim.

 

Stresi

 

Simptomat fizike nuk të çojnë në mungesë të lumturis – stresi po. Parashikuesi më i madh i lumturisë është stresi, dhe shpeshherë stresi të çonë në mirëqenie të dobët, etj.

 

Rrjetet sociale

 

Rrjetet sociale shkaktojnë stres. Njerzit në Facebook janë 39% më të prirë të jenë të palumtur dhe 55% më shumë të prirë të ndihen të stresuar. Postimet e miqve ndikojnë që ne t’i krahasojmë jetët tona me të tjerve dhe kjo na shkakton stres e palumturi.