Zbulohet stadiumi ‘binjak’ i Air Albania Stadium

Zbulohet stadiumi ‘binjak’ i Air Albania Stadium

416
0

Më 17 nëntor me ndeshjen Shqipëri-Francë pritet të inagurohet zyrtrish stadiumi më i ri i kryeqytetit, i cili do të njihet me emrin “Air Albania Stadium”.

Gazeta spanjolle “AS” ka shkrua sot për këtë stadium dhe për ngjashmërinë me stadiumin në Meksikë, që mban emrin “Nemesio Diez” dhe i përket skuadrës së Toluka.

s1-6

“Ekipi i Toluka dhe përfaqësuesja e Shqipërisë ndajnë stadiume shumë të ngjashëm. “Nemesio Diez” dhe “Air Albania Stadium” kanë pamje të brendshme dhe të jashtme thuajse të ngjashme”, shkruan versioni online i të përditshmes spanjolle për Meksikën duke hedhur edhe fotot e fundit nga stadiumi në kryeqytetin shqiptar.

Aty saktësohet se stadiumi i klubit meksikan është me një kapacitet prej 30 mijë vendesh, ndërsa ai shqiptar vetëm 22500.

Stadiumi “Nemesio Díez”, njihet me ndryshe si “La Bombonera” dhe është një nga stadiumet më të vjetra të futbollit në Meksikë