Zbulohet pas vdekjes ‘sekreti’ i Maradonës: Paguante 100 mijë euro në muaj

Zbulohet pas vdekjes ‘sekreti’ i Maradonës: Paguante 100 mijë euro në muaj

326
0

Ndarja e pasurisë së ikonës së futbollit botëror, Diego Armando Maradona, mund të ndikojë dhe në jetën e 50 familjeve, që ushqeheshin nga bamirësia e ish-kampionit të botës në vitin 1986.

Njëri prej bashkëpunëtoreve të Diegos, Horge Rial, zbuloi për “America TV” se “Djali i Artë” paguante 100 mijë euro çdo muaj për 50 familje të varfra.

Tashmë që llogaritë e Diegos janë bllokuar, e ardhmja e këtyre familjeve mbetet në mëshirën e fatit.

“Paguante 100 mijë euro në muaj. Ushqente 50 familje. Kjo kryhej çdo muaj nëpërmjet llogarive të Diegos. Përse është kjo shifër e rëndësishme?! Sepse nga tani e tutje, kush do të paguajë për këto familje”, shprehet Rial.

Të afërmit e Maradonës do të përballen në seancat e ardhshme gjyqësore për ndarjen e pasurisë së tij pasi nga lidhja me 6 gra, kanë lindur 8 fëmijë.

Diego Armando Maradona vdiq më 25 nëntor në moshën 60-vjeçare pas një infarkti të fortë.

Vdekja e tij ka shkaktuar polemika në Argjentinë pasi mjekët akuzohet se mund të kenë ndikuar në përkeqësimin e shëndetit dhe vdekjen e “Djalit të Artë”.