Zbulohet në arkiva rastësisht, si vepronte KGB-ja me ‘spiunët’ britanikë dhe amerikanë...

Zbulohet në arkiva rastësisht, si vepronte KGB-ja me ‘spiunët’ britanikë dhe amerikanë për informacione

85
0

KGB-ja drogonte spiunët britanikë dhe amerikanë me verë të helmuar pasi i ftonte për të provuar mostra vere eksperimentale.

Droga në pije i bënte viktimat të villnin dhe humbnin ndjenjat dhe më pas të kishin humbje kujtese, në mënyrë që spiunët e KGB-së të mund të kontrollonin dhomat e tyre për provat që ju duheshin.

Një histori e zbuluar rastësisht në arkivat kombëtare të Britanisë mbështet pikërisht këtë version në detaje.

Sekreti i një vreshti dhe kantine vere që operonte në republikën soviet të Moldovës u zbulua, kur dy viktima u zgjuan teksa po i kontrollonin. Këto viktima ishin atasheja i ushtrisë britanike brigardier Toni Harper dhe bashkëpuntori i tij amerikan, koloneli Bill Spahr.

Ata kishin një status diplomatic, por gjatë turit të tyre Kremlini mendoi se ata ishin në mision për të mbledhur informacione të fshehta mbi trupat sovjetike.