Politike

Zbulohet ku po pushon Meta dhe Monika, bashkë me “kushëririn” e kaubojsit

By Vizion

August 13, 2016

Kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi këto ditë janë duke pushuar në Shëngjin, në shoqërinë e deputetit të LezhësGjovalin kadeli, ish-drejtorit të burgjeve Ramadan Hasani dhe ish-kandidati për bashkinë e Lezhës Viktor Tushe.

Të qetë dhe pa u bezdisur nga pushues të tjerë, çifti Meta-Kryemadhi po shijojnë shoqërinë e miqve të tyre.

Gjovalin Kadeli ishte i pari nga radhët e LSI-së që iu përgjigj akuzave të deputetit të qarkut të Lezhës Eduard Ndocaj, që akuzoi Metën se do ta vrasë.

Por “kaubojsi”, siç njihet ndryshe, në një reagim pas deklaratës ironizuese të Kadelit, ka thënë se Kadelin e ka kushëri të largët.