Zbulohet i riu pedofil, në banesë ju gjetën foto dhe video të...

Zbulohet i riu pedofil, në banesë ju gjetën foto dhe video të vajzave të zhveshura

450
0

Një i ri akuzohet se ka tentuar të abuzojë me të mitura. Për këtë arsye 20-vjeçar shqiptar u arrestua nga Prokuroria për Krime Elektronike në Greqi.

Sipas mediave greke, shqiptar përdorues i rrjeteve sociale, mori fotografinë e një 14-vjeçare gjysëm të zhveshur. Në vazhdim kërkonte fotografi të ngjashme duke kërcënuar fëmijën që do të ngarkonte në internet për ta parë shumë njerëz.

Drejtoria e Hetimeve të Krimit Elektronik, pas një hetimi, zbuloi gjurmët e tij online dhe nga një kontroll i kryer në shtëpinë e tij, me ndihmën e oficerëve të policisë lokale, gjetën dhjetëra fotografi dhe video të vajzave të zhveshura dhe gjysmë të zhveshura, ndër të cilat dhe fotografitë e 14 vjeçares.

Materialet e konfiskuara do të dërgohen në Drejtorinë e Hetimeve Kriminale për një test laboratorik, ndërsa 20-vjeçari, me dosjen e çështjes që është ngritur kundër tij, është dërguar në Prokurorinë e duhur dhe i është referuar hetuesit për hetimin kryesor.