Zbulohet detyra e re e Saimir Tahirit

Zbulohet detyra e re e Saimir Tahirit

365
0

Emri i Saimir Tahiri nuk ishte në kabinetin e ri qeveritar. Por kryeministri Edi Rama e ka caktuar atë në një detyrë të re qeveritare. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Rama ka njoftuar se Saimir Tahiri do të marrë detyrën e Koordinatorit Kombëtar për Bashkëqeverisjen. “Do fillojmë menjëherë punën në terren duke emëruar një kordinator kombëtar për bashkëqeverisjen që do jetë Saimir Tahiri, që do të thotë që platforma dixhitale e bashkëqeverisjes nuk do jetë website i rradhës, por mekanizëm i gjallë njerëzish që do e përdorin për të realizuar implementimin e tre pikave kyçe, njerëzit duan pastrim të gjithë mekanizmit te shtetit nga grabitqarët, duan shërbim për çdo nevojë dhe mbi çdo te drejtë që jua jep kushtetuta, ndëshkim të atyre që behën pengesë. Këto tre gjëra mund ti realizojmë përmes bashkëqeverisjes, përfshirjes së tyre në qeveri realisht”, është shprehur Rama.