Kuriozitete

Zbulohet asteroidi i parë i katërfishtë me tre satelitë të vegjël

By vizional

February 10, 2022

Astronomët së fundmi kanë bërë me dije se është zbuluar për herë të parë në sistemin tonë diellor një asteroid të shoqëruar nga tre hëna.

Sipas zyrtarëve mësohet se ajo është “130 Electra”, në brezin e asteroidëve mes Marsit dhe Jupiterit, që duket se është katërfish. Shkencëtarët e dinin se asteroidi kishte dy shoqërues dhe tani ata kanë zbuluar një satelit të tretë.

 

Gjithashtu ata vlerësojnë se ky nuk është rasti i vetëm i një asteroidi me më shumë se dy hëna dhe deri më tani, janë identifikuar më shumë se 150 asteroidë me një ose dy satelitë.

 

Electra është një asteroid i madh ovale mbi 160 milje i gjatë që është zbuluar më 1873 që kryen një orbitë rreth Diellit çdo pesë vjet. Në vitin 2003 u zbulua sateliti i tij i parë dhe në 2014 një i dyti.

 

Studiuesit, të cilët e bënë zbulimin me Teleskopin Shumë të Madh (VLT) të Observatorit Jugor Evropian (ESO) në Kili dhe e botuan atë në revistën Astronomy & Astrophysics, sipas Neë York Times, raportuan se sateliti i tretë është rreth një milje në diametër, krahasuar me 1.2 dhe 3.7 milje të dy satelitëve të tjerë.

 

Sateliti lëviz 220 milje nga asteroidi dhe përfundon një orbitë rreth tij çdo 16 orë.

 

Astronomë të tjerë kanë sugjeruar se mund të nevojiten vëzhgime të mëtejshme për të konfirmuar ekzistencën e satelitit të tretë. Shkencëtarët vlerësojnë se hënat e “Elektrës” erdhën pas përplasjes së saj me një objekt tjetër në të kaluarën, pasi duket se vijnë nga i njëjti material si ajo, pra janë pjesë të shkëputura të saj.