Zbulohet arsyeja e atentatit ndaj Edison Begajt, një shpullë për pak i...

Zbulohet arsyeja e atentatit ndaj Edison Begajt, një shpullë për pak i kushtoi jetën! Makina e autorit përfundoi në kanal pas ngjarjes, çfarë u gjet brenda

364
0

Zbardhen detaje të reja nga atentati që iu bë pak muaj më parë Edison Begajt, në Kaninë të Vlorës, teksa policia arrestoi sot autorin, juristin Mitri Prifti. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se shkak për këtë atentat është bërë një shpullë që shënjestra i ka dhënë autorit 36-vjeçar kohë më parë.

Siç duket, kjo gjë nuk është lënë me aq nga Prifti, i cili siç raporton gazetari Mehmeti, referuar burimeve të policisë, ka siguruar një uniformë policie nga ato të Forcave Speciale, që përfshin dhe pjesët plastike, dhe ka shkuar në derën e banesës së Begajt, duke e qëlluar disa herë në sy të fëmijëve, në pjesën e poshtme të trupit. Fatmirësisht, Begaj arriti të shpëtojë, duke marrë vetëm disa plagë.

Nga ana e tij, autori gjatë largimit me mjetin tip “Mercedes Benz” është aksidentuar në Lushnjë dhe makina ka rënë në një kanal, ku brenda saj janë gjetur rrobat e përdorura në atentat.

Fillimisht i plagosuri nuk ka arritur ta njohë autorin, për shkak të veshjes së përdorur, e cila ndryshonte dhe format trupore, për shkak të plastikave. Ka qenë policia ajo që ka gjetur prova të mjaftueshme më pas për identifikim dhe arrestimin e autorit.