Zbulohen detajet tronditëse/ Maradona piu birrë dhe kanabis para se të vdiste

Zbulohen detajet tronditëse/ Maradona piu birrë dhe kanabis para se të vdiste

330
0

Detaje të reja, akoma më tronditëse, po dalin në skenë së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit Diego Armando Maradona.

Kjo gjë mund të ishte shmangur, në qoftë se ylli argjentinas do të kishte kujdesin e plotë të mjekëve.

Në një audio të publikuar së fundmi në media, të stafit të tij mjekësor, është zbuluar se atij i është dhënë birrë dhe marihuanë për ta qetësuar.

Bisedat mes mjekut të Maradonës, Leopoldo Lukue, dhe një prej ndihmësve të tij tregojnë se një anëtar tjetër i ekipit, Çarli, nuk kishte detyrën e tij të kujdesit.

“Ata më thanë se Çarli kishte rregulluar që të kishte një grua gjatë natës si kujdestare, kështu që Diego të largohej nga rruga i dha birrë dhe marihuanë. Me të vërtetë e bëri atë. Unë nuk mund të duroj se si Çarli  i jep Diegos marihuanë; nuk di si ta ndaloj”, thuhet në audion e publikuar nga Infobae.

Audioja e publikuar zbulon gjithashtu se Maradona kërkonte marihuanë çdo ditë, përkundër përpjekjeve të bëra nga disa prej ekipit mjekësor për të siguruar që atij t’i jepej vetm duhani.

Një hetim për vdekjen e ikonës së futbollit do të fillojë javën e ardhshme, teksa  fokusi do të jetë te ata që ishin më pranë tij në orët e tij të fundit të jetës.