Zbulohen detaje të reja në skandalin e kurdisjes së ndeshjes në La...

Zbulohen detaje të reja në skandalin e kurdisjes së ndeshjes në La Liga

184
0

Skandali i kurdisjes së ndeshjeve në futbollin spanjoll po vazhdon të jetë në qendër të mediave spanjolle, pasi që tani është zbuluar se Raul Bravo dhe Carlos Aranda e kishin kërcënuar presidentin e Huescas, Agustin Lasaosan.

Këto janë vetëm zhvillimet e fundit në historinë që e ka tronditur botën e futbollit në Spanjë. Tashmë është zbuluar se ndeshja në ditën finale të sezonit 2018/2019 të La Ligës, mes Real Valladolidit dhe Valencias, ishte e kurdisur, transmeton Gazeta Express.

Aranda dhe Bravo ishin personat kyç në këtë operacion dhe që të dy është vërtetuar se janë të lidhur me Borja Fernandezin e Valladolidit dhe me disa lojtarë të tjerë të këtij klubi, përmes ndërmjetësve.

Sipas të përditshmes spanjolle, El Mundo, Lasaosa mori mesazhe kërcënuese nga Aranda për t’ia paguar atij një borxh prej 100 mijë eurosh, duke mos e ditur saktësisht orgjinën e këtyre parave.

Ditën tjetër, raportohet se Inigo Lopez foli me njërin dër drejtorët e Huescas, Juan Carlos Galindon, dhe e sqaroi se “djemtë e këqij janë kthyer përsëri në drejtim të klubit”.

Ndeshja e fituar 2-0 nga Valencia përfundoi nën hetim pas sinjalizimit të La Ligas, për shkak të shifrave të jashtëzakonshme të parave luajtur në tregjet e basteve në Evropë e Azi, transmeton Gazeta Express.

Sipas hetimit, marrëveshja nuk ka qenë mes klubeve, por mes lojtarëve të veçantë, që kishin rënë dakord që të përfitonin shifra të mëdha për fitoren e Valencias. Kjo ndeshje ishte vendimtare edhe për fatin e klubeve që synonin kualifikimin në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

loading...