Zbulimi i fundit: Shkencëtarët zhvillojnë teknologjinë që detekton nëse jeni me COVID...

Zbulimi i fundit: Shkencëtarët zhvillojnë teknologjinë që detekton nëse jeni me COVID përmes tingullit të kollës

361
0

Shkencëtarët kanë zhvilluar një sistem intelegjence artificiale, e cila mund të tregoj nëse dikush ka COVID-19 në bazë të tingullit të kollës, shkruan NyPost, transmeton Gazeta Express.

Hulumtuesit e Institutit të Teknologjisë në Massachusetts kanë thënë se ky algoritëm është i aftë të detektoj virusin për shkak se sëmundja shkakton një çrregullim të muskujve, të cilët mund të alternojnë me mënyrën se si një person kollitet apo flet edhe kur janë asimptomatikë.

Hulumtuesit e studimit të publikuar në revistën “Journal of Engineering in Medicine and Biology” thanë se e kanë testuar këtë teknologji në 4.000 persona dhe gjetën se ky sistem ishte i saktë në identifikimin e personave me COVID-19 në 98.5% të rasteve.

“Ne mendojmë se tingulli që një person e prodhon gjatë kollitjes, është specifik për ata që kanë COVID-19, prandaj ne kemi qenë të saktë në 98% të identifikimit të rasteve”, tha Brian Subirana, shkencëtar dhe pjesëmarrës i studimit.

Shkencëtarët shpresojnë se kjo teknologji do të mund të përdoret për të identifikuar personat e infektuar me koronavirus më shpejt se sa me teste aktuale.