‘Zbatoje ose hap krahun’, Rama përgjigje Bashës: Kush je ti, me çfarë...

‘Zbatoje ose hap krahun’, Rama përgjigje Bashës: Kush je ti, me çfarë dekreti hyjnor më nis mua plane?

328
0

Kreu I PD, Lulzim Basha i ka dorëzuar një plan për reformën zgjedhore kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesve të tij e një ditë më parë Basha i dha një mesazh përmes mediave shefit të qeverisë: “zbatoje ose hap krahun se e zbatojmë ne”.

Por këtyre deklaratave kryeministri i ka dhënë përgjigje sot nga foltorja e Kuvendit duke i thënë:

“Thonë hap krahun, po unë s’kam parë, kjo është pastaj ca të them se unë vet s’di ti jap makinës, kjo dihet, i thotë një këmbësoii që rri te hija e fikut makina hap krahun, ta kemi dhënë planin zbatoje me cfarë dekreti hyjnor e ke marrë të drejtën të më cosh mua planin, kush je ti, ca përfaqëson? Ata që përfaqëson i ke lënë në rrugë.

Megjithatë ata janë të mirëpritur, unë ju kam të gjithëve njësoj juve këtu e ata atje madje për ata kam pak më shumë dhimbjen e kujdes se janë në një hall më të madh, ju keni hallin e Evropës”.