Zbardhet debati i plot i Xhafës me qytetarët: Je politikan karriere, nuk...

Zbardhet debati i plot i Xhafës me qytetarët: Je politikan karriere, nuk na e zgjidh ti këtë punë ne…

394
0

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pasi ka dalë në terren për të inspektuar përmbytetjet në autostradën Tiranë-Durrës është përplasur me banorët e revolutuar. Një qytetar i ka kërkuar Xhafajt që të largohet pasi nuk bën punë kjo qeveri. Qytetarët e revolutuar janë të autostradës Tiranë -Durrës, ku përveç banesave janë dëmtuar edhe një sërë biznese. Në këtë moment kaq delikat Xhafaj në vend që t’ju zgjidhë problemin atyre, iu ka kujtuar banorëve se për kë kanë votuar në Vorë, për kryebashkiakun që sipas tij nuk ka bërë asnjë punë.

 

DEBATI:

 

Qytetari: Unë u përmbyta. Ku ti gjej unë këto që thua ti? Kam folur me bashkinë vit për vit dhe asgjë. Për vit ndërroj mobijet, më përmbyet shtëpia. jemi nën ujë.

 

Xhafaj: Ore prisni njëherë punën tonë, qetësohu…

 

Qytetari: Ju lutem shumë mundohu që të largohesh… Ti je një politikan karriere, nuk bëni gjë ju. Nuk na ndohmoni dot, asnjë vit se keni bërë…

 

Qytetari 2: Këtu janë dhënë lejë afër lumenjve. Bashkia nuk çan kokë fare…

 

Xhafaj: Ju votuat për demokratët… Tashi unë nuk do të ngre nga gjumi kreun e bashkisë në Vorë. Ai duhet të ishte këtu. Sesi ka qenë unë vij e shikoj.

 

Qytetari 2: Nuk ka ardhur askush të shikojë gjendjen tonë..